minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Bujqësia, zgjohet shpresa për kredi - Struga.info


Bujqësia, zgjohet shpresa për kredi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bujqësia, zgjohet shpresa për kredi

Fermerët janë klientët më të “papëlqyer” nga sistemi bankar për t’u kredituar, për shkak të rriskut të lartë që paraqet sektori.

 

Por, garancia shtetërore që do të ofrojë qeveria për këtë degë të ekonomisë ka zgjuar shpresën e fermerëve për të përfituar kredi me kushte më lehtësuese. Agim Rrapaj nga Këshilli i Agrobiznesit u shpreh në E-ZONE se nga kjo skemë do të përftojnë më e pakta, 20 % e fermerëve

 

Advertisement

“Ky është një lajm i mire, pasi një mbështetje e tillë nuk është aplikuar më parë nga qeveria. Në gjykimin tim do të mund të aplikojnë ata që kanë një plan biznesi, që kanë një sipërfaqe toke të konsiderueshme, që janë të pajisur me NIPT, që unë mendoj se do të jenë gati 20% e fermerevë. E thënë ndryshe gati 70 mijë fermerë, që është një numër jo vogle” – u shreh Rrapaj.

 

Por kreu i Këshillit të Agrobiznesit apelon që udhëzimi që do të dalë nga ministria të jetë sa më i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm sa më parë, në mënyrë që të aplikojnë dhe të përfitojnë fermerët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy