Rama: Ata që komentojnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, i them; jeni ‘out’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Ata që komentojnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, i them; jeni ‘out’

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve për sa i takon sektorit të bujqësisë.

 

Sipas Ramës, ata që shkruajnë në ‘FB’ se bujqësia ka marrë fund, theksoi se ata janë ‘out’. Mes të tjerash kryeministri nënvizoi se eksportet janë rritur, duke marrë parasysh shifrat në 2013-ën.

 

Advertisement

“Sot kemi një rritje të eksporteve bujqësore në krahasim të disa viteve më parë. Atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, u them që jeni out. Nuk dini se për çfarë flisni.

 

Mjafton të shohim faktet, shohim eksportet. Rritja e përvitshme e eksporteve tregon vetë. Eksportet rriten se rritet prodhimi. Rriten se rriten kapacitetet tregtuese të vendit. Mjafton të shohim tokën që punohet. Në 2013 punoheshin 120 mijë hektarë, ndërsa sot punohet 250 mijë hektarë. Si dhe pse e punojmë kaq shumë? Sepse kemi investuar fuqishëm në 230 mijë hektarë. Pse nuk punohej toka deri disa vite më parë, sepse nuk kishte as ujë dhe as kullim.

 

Advertisement

Tjetra që është e rëndësishme, digat, të lëna në mëshirë të fatit. Sot jemi në kushtet kur kemi 40 diga të rehabilituara. 80 km argjinatura mbrojtëse të rehabilituara. Fondi në bujqësi për vitin 2022 do të jetë i pakrahasueshëm me atë të vitit 2021, e jo më me ato të disa viteve më pare”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy