minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Ushtria kundër kamionistëve; “kolona e lirisë” akuzohet për bllokim të parlamentit - Struga.info


Ushtria kundër kamionistëve; “kolona e lirisë” akuzohet për bllokim të parlamentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ushtria kundër kamionistëve; “kolona e lirisë” akuzohet për bllokim të parlamentit

Prej më shumë se një jave, një karvan kamionësh vijon të mbajë të bllokuara rrugët në afërsi të ndërtesës së parlamentit kanadez, derisa të hiqet detyrimi për vaksinim, i cili kërkohet për të kaluar kufirin me SHBA.

 

Policia në Otava paralajmëroi ndërhyrjen e ushtrisë për të shpërndarë protestat  në kryeqytetin e vendit, duke shtuar se tubuesit janë të armatosur.

 

Advertisement

Shefi i policisë deklaroi se në organizimin dhe financimin e protestave, qëndrojnë figura të rëndësishme në SHBA.

 

Në mbështetje të demonstratës janë mbledhur rreth 10 milion dollarë ndërsa është shtuar përfshirja e grupeve të ekstremit të djathtë. Zyrtarët e konsiderojnë situatën të paqëndrueshme, pasi gjatë fundjavës pritet të shtohet numri i protestuesve.

 

Advertisement

E ashtuquajtura “Kolona e Lirisë” është zgjeruar si një zë kritik ndaj kufizimeve të pandemisë në përgjithësi, por edhe ndaj kryeministrit Justin Trudeau. Gjatë ditëve të kaluara ka patur edhe përpjekje për të sulmuar parlamentin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy