
Përmes një shorti publik, komisioni qendror i zgjedhjeve përcaktoi renditjen e tre partitë politike dhe të një koalicioni në fletën e votimit për vendoret e pjesshme të marsit.
Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, praktika e kërkon që në ato lokale garuesit të mbajnë numra të ndryshëm për secilën bashki ku zhvillohen zgjedhje.
Pra, nëse partia socialiste është numri një në fletën e votimit për bashkinë Shkodër, kjo nuk do të thotë se është i njëjtë edhe në një tjetër bashki, për shembull ne Durrës ku njëshi është koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.
Në fletën e votimit në krah te emrit te kandidatit për kryebashkiak është i vendosur emri i partisë apo koalicionit garues bashke me logon.
Përveç bashkisë së Dibrës, ku kandidatët për kryebashkiakë janë katër, në pesë të tjerat, në vendoret e 6 marsit garojnë partia socialiste, ajo demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.