Biznesi, skeptik ndaj partive/ “76% e sipërmarrjeve s’kanë besim te programet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biznesi, skeptik ndaj partive/ “76% e sipërmarrjeve s’kanë besim te programet”

Partitë politike po ashpërsojnë gjuhën në këtë prag fushate zgjedhore, ndërsa  biznesi vijon të jetë skeptik lidhur me premtimet e parashikuara në programe.

 

Dyshimi lidhet me faktin se ata nuk presin përmirësim të klimës ekonomike.

 

Advertisement

Qendra e Studimeve të Konfindustrisë ka bërë një sondazh me 143 kompani të mesme dhe të mëdha në tre qytete kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

 

76% e bizneseve janë shprehur se nuk kanë besim ose kanë shumë pak besim, se programet politike që premtohen gjatë fushatës do të gjejnë zbatim, pas 25 prillit.

 

Advertisement

Paralelisht 69% e sipërmarrësve janë të mendimit se vendimet dhe premtimet për të përjashtuar nga skema e taksave dhe detyrimeve fiskal biznesin e vogël janë të dëmshme në afatgjatë. Sipas tyre, një masë e tillë do të shtojë informalitetin.

 

Bizneset e përfshira në këtë pyetësor i përkasin sektorëve si industri, prodhim, shërbim dhe agroindustri. Edhe më herët, shoqata të ndryshme biznesi janë ankuar se nuk e gjejnë vetën në premtimet elektorale të partive politike, ndërsa nuk besojnë se ata do të paguajnë më pak taksa dhe tatime pas 25 prillit.

 

Advertisement

Reduktimi i barrës së taksave është pjesë e programit të Partisë Demokratike, ndërsa Partia Socialiste deri më tani është fokusuar tek lehtësirat e bizneseve të vogla, raporton Vizion Plus.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy