Ukraina midis Moskës dhe Uashingtonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina midis Moskës dhe Uashingtonit

Tensioni midis Rusisë dhe NATO nuk duhet të shtyhet deri në një konflikt të hapur ushtarak, por nuk premton asgjë të mire. Rreshtimi me një prej të dyja fuqive do të ishte një fabim analitik më pare akoma se politik.

Moska ka rreshtuar 100000 ushtarë në kufiri me Ukrainën, qeveria e së cilës tenton të mbështetet tek NARO për ta kundërshtuar Putinin. Megjithëse ndërhyrja ushtarake ruse është themelore për mbrojtjen e këtij vendi, bëhet fjalë për një zgjedhje shumë të rrezikshme. Jemi një hap nga lufta? Prej disa javësh, spekulimet mbi qëllimet e Rusisë mbi Ukrainën gëlojnë. Moska ka grumbulluar dhjetëramijëra ushtarë dhe sasira të mëdha pajimesh ushtarake në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe marrëdhëniet midis dy vendeve vazhdojnë të përkeqësohen. Disa analistë e vlerësojnë në 100000 numrin e trupave ruse në kufi. Pranverën e kaluar, një forcë ushtarake analoge është mbledhur për një «manovër ushtarake», por kësaj radhe situata duket se është mjaft ndryshe.

Për ta kuptuar, është e nevojshme të kuptohet rëndësia e Ukrainës për Rusinë dhe sidomos për mbrojtjen e saj. Siç sintetizon George Friedman, ekspert i njohur i çështjeve ndërkombëtare: Bjellorusia dhe Ukraina përfaqësojnë zemrën e frikërave ruse. Kufiri ukrainas është disa qindra milje nga Moska dhe ëhtë kështu një kërcënim i rëndë kur përfundon në duart armike. Distanca nuk do ta cfiliste një armik që do të gjendej të sulmonte nga aty. Nga pikëpamja ruse, ngurrimi i Shteteve të Bashkuara për t’i njohur këto frikëra radikale sugjeron se ato kanë projekte agresive dhe të rrezikshme. Bjellorusia dhe Ukraina janë të dobishme për Shtetet e Bashkuara për ta detyruar Rusinë të cedojë në të gjitha çështjet kritike, nëse nuk dëshiron të rrezikojë një pushtim në kuptimin e vërtetë të fjalës. Atje ku Shtetet e Bashkuara nuk kanë motive me interes të shtuar, Rusia ka interesa që kanë të bëjnë me vetë ekzistencën e saj.

Me fjalë të tjera, pozicioni i Ukrainës kundrejt Rusisë nuk është çështje pak e rëndësishme për Moskën. Është bërë edhe më e rëndësishme pas 2014 dhe të ashtuquajturës lëvizje Euromaidan, që ka bërë të bjerë qeveria e Viktor Janukoviçit, që konsiderohej «filorus» (megjithëse çështja ishte më komplekse) dhe e ka zëvendësuar me qeveri properëndimore. Në vijim, Rusia ka aneksuar Krimenë dhe ka mbështetur pakashumë hapur me milicitë «filoruse» në Donbas, nganjëherë të përbëra nga militantë të së djathtës ekstreme. Kjo nga ana e saj ka forcuar ndjenjat proNATO midis popullsisë ukrainase, duke rigjallëruar edhe organizatat nacionaliste të së djathtës ekstreme.

Advertisement

Qysh atëhere, Rusisë i është dashur të përshtatet me një realitet të ri ku ka humbur kontrollin e e pjesësë më të madhe të këtij vendi kaq qendror në strategjinë mbrojtëse të tij, sidomos përballë agresionit të fuqive kryesore perëndimore europiane. Por Moska nuk ka ndenjur duarkryq; ka kërkuar të sigurojë një pushtet kontraktual të caktuar kundër fuqive perëndimore duke ndërhyrë direkt në luftën civile sirianë përkrah Bashar al Assad dhe kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara. Kjo ndërhyrje, bashkë me të tjera në Afrikë (sidomos, por jo vetëm, në Libi), është motivuar pjesërisht nga objektivi për të ushtruar presion mbi fuqitë perëndimore lidhur me çështjen ukrainase.

Të përcaktosh me saktësi se pse Putini ka vendosur t’i tregojë muskujt e tij kundër Ukrainës dhe mbështetësve të tij europiane dhe sidomos amerikanë, është e vështirë. Padyshim, një faktor tjetër lokal është përdorimi nga ana e qeverisë ukrainase e dronëve turq kundër forcave rebele në Donbas tetorin e kaluar. Duhet mbajtur parasysh se dronët turq kanë qenë vendimtarë në fitoren e Azerbajxhanit kundrejt Armenisë në konfliktin e vitit të kaluar për Nagorno – Karabakh. Për regjimin rus nuk ka qenë vetëm një «provokim», por një kërcënim direkt, pasi mund të ndryshojë ekuilibrat e pushtetit në një zonë që për Kremlinin përbën një «vijë të kuqe».

Megjithatë, ekzistojnë arësye të tjera ndërkombëtare që mund ta shpjegojnë qëndrimin aktual të Rusisë. Njëri është fakti që Shtetet e Bashkuara janë në mesin e një spostimi gjeopolitik drejt Indo – Paqësorit si pjesë të përpjekjeve të tyre për të kundërshtuar Kinën. Në këtë kontekst, nuk përbën aspak sekret që Uashingtoni po kërkon të shmangë gjithçka që ndihmon të çohet përpara një «marrëveshje» midis Kinës dhe Rusisë; veç kësaj, shumë analistë dhe konsulentë kanë pohuar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërtojnë një raport më të mirë me Rusinë për ta izoluar Pekinin. Ka prova që e dëshmojnë këtë dinamikë afrimi mbrojtës midis Kinës dhe Rusisë. Megjithatë, Putini mund të provojë të luajë në këtë situatë në mënyrë që t’i marrë disa lëshime amerikanëve.

Rritja e çmimit të gazit është një element tjetër që favorizon Rusinë, por në këtë rast në dëm të Bashkimit Europian. Moska është në pritje të dritës jeshile nga europianët për të menaxhuar sistemin e gazsjellësit Nord Stream 2, që ofron një avantazh si tregëtar, ashtu edhe gjeopolitik kundër Ukrainës. Siç përcillet nga “Financial Times”, Putini ka pohuar se çmimet e gazit do të stabilizoheshin një herë që Autoriteti i Rregullimit Gjerman do të lejonte furnizimet për Europën perëndimore nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 2, që kalon nën Detin Balltik dhe anashkalon Ukrainën. Aktualisht Kievi merr përqindje e tranzitit për gazin rus që kalon nëpërmjet territorit të tij.

Advertisement

Atëhere çfarë do saktësisht Rusia nga Ukraina? Në “Foreign Affairs”, Dmitri Trenin – Drejtor i Carnegie Moscow Center – citon një propozim të traktatit të paraqitur autoriteteve ruse ndaj Shteteve të Bashkuara «kur 2021 po i vinte fundit»: Rusia u ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një listë kërkesash që i mendonte të nevojshme për të shmangur mundësinë e një konflikti ushtarak në shkallë të gjerë për Ukrainën. Në një bocë të traktatit të dorëzuar një diplomati amerikan në Moskë, qeveria ruse ka kërkuar pezullimin formal të zgjerimit lindor të NATO, bllokut permanent të zgjerimit të mëtejshëm të infrastrukturave ushtarake të Aleancës (si baza dhe sisteme armash) në ish territorin sovjetik, fundin e asistencës ushtarake perëndimore në Ukrainë dhe ndalimin e raketave me rreze të mesme në Europë. Mesazhi ishte i paekuivokueshëm: nëse këtë kërcënime nuk mund të përballohen diplomatikisht, Kremlini duhet t’i drejtohet aksionit ushtarak.

Për ta thënë qartë, Rusia nuk do ta aneksojë Ukrainën, por të paktën do t’i sigurojë neutralitetin dhe garancinë e fuqive perndimore që nuk do të jetë pjesë e NATO (një perspektivë që sot duket mjaft e largët). Megjithatë, nuk ka asnjë garanci se Perëndimi do t’i pranojë lehtësisht kërkesat e Rusisë, veç në mos kjo nuk ka diçka të rëndësishme për të humbur apo për të fituar. T’i cedojë tani Rusisë do të nënkuptonte të humbitej një influencë e rëndësishme mbi Moskën. Nëse Rusia do ta ruajë pozicionin e «ashpër» të saj, megjithatë NATO do të duhet të përballojë kontradiktat e veta lidhur me këtë temë. Siç thotë Dmitri Trenin, duke vazhduar në artikullin e tij mbi çështjet e jashtme, Në rast se presidenti rus Vladimir Putin sillet sikur të kishte fatin në këtë situatë, kjo ndodh sepse vepon… Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO kanë dënuar lëvizjet e Rusisë, por njëkohësisht kanë sugjeruar se nuk e mbrojmë Ukrainën, që nuk është anëtare e NATO dhe i kanë kufizuar kërcënimet e tyre hakmarrëse në sanksione.

Kjo nuk do të thotë se NATO nuk po e mban parasysh këtë qëndrim provokator nga një këndvështrim ushtarak. Armë, misione strlvitore dhe manovra ushtarake në Detin e Zi janë shtuar në muajt e fundit. E gjitha kjo nënkupton se një pushtim rus është i afërt? Jo ose të paktën të gjitha indikacionet duket se Rusia do ta bënte vetëm nëse disa vija të kuqe do të tejkaloheshin, si një ofensivë e Kievit kundër forcave të Donbasit. Sipas të gjitha gjasave, Rusia po e përdor mobilizimin e saj ushtarak si mjet kryesor për të ushtruar presion mbi imperializmin perëndimor për të siguruar konçensione, duke lënë derën hapur për biseda të mëtejshme, pa lënë një ultimatum të vërtetë.

Praktikisht, vendimi për ta sulmuar Ukrainën është shumë i rrezikshëm për Rusinë. Ka pengesa logjistike, materiale dhe financiare për pushtimin, por pengesat më të rëndësishme janë me karakter politik dhe gjeopolitik. Pushtimi i një vendi nuk është kurrl detyrë e lehtë. Edhe pse në fillimim fitoret ushtarake mund të sigurohen në mënyrë relativisht të thjeshtëdhe jetëgjatësinë e një regjimi të favorshëm për Moskën. Rezistenca e popullsisë lokale mund të bëhet një problem serioz, që do të kërkohet një harxhim i jashtëzakonshëm energjishë nga ana e forcave pushtuese. Ndjenja kombëtare mund t’i shtyjë miliona ukrainas të rezistojnë dhe, si me pushtimet imperialiste në Lindje të mesme, Rusia mund të gjendet krejtësisht e ngecur në një Ukrainë armiqësore.

Advertisement

Por ka një çështje tjetër politike lidhur me Rusinë: a është e gatshme popullsia ruse për një luftë kundër Ukrainës? Lidhur me këtë çështje, gazetari rus Andrei Koleshnikov shrkuan: Rusi mesatar është i lodhur nga tallja i vetëm dhe i bindur se një luftë do të duhej të ndodhte, nuk do të kishte asnjë impakt ndaj jetës së tij apo atë të familjes së tij. Natyrisht, konformistët rusë janë persona tradicionalisht luftarakë, por bëhet fjaë për luftarakizëm të talk show televizivë propagandistike apo të fjalorit të urrejtjes online. Asnjë konformist nuk e do një luftë në shkallë të gjerë: rekrutimi nuk është pjesë e kontratës sociale, sidomos në një moment përshpejtimi të inflacionit dhe të stanjacionit ekonomik… Këto vit, frika e një lufte botërore është rritur në mënyrë dramatike, duke arritur një vend të dytë të qëndrueshëm në klasifikimin e temave kryesore që preokupojnë rusët. Paralelisht me frikën e luftës, është rritur ajo e një regjimi politik gjithnjë më të ashpër, e një represioni masiv dhe të një qeverie pa rregulla: rritja e përqindjes së autoritarizimit të regjimit politik rus nuk ka kaluar pa u vënë re.

Së fundi, nga një pikëpamje gjeopolitike, regjimi rus ka shumë më tepër për të humbur nga Perëndimi në rastin e një lufte të mundshme në Ukrainë. Kjo nuk do të thotë se Rusia nuk mund të impenjohet në sulme të pjesshëm, bombardime ajrore në mbështetje të luftëtarëve ukrainas në Donbas; një pushtim total natyrisht që nuk është mundësia e vetme. Gjithësesi, çështja e Ukrainës është shumë serioze që regjimi i Putinit të mund të blofojë mbi një pushtim apo sulm të mundshëm. Kjo nuk nënkupton se lufta është e afërt, por qartazi që mbetet një mundësi. Do të aktivizohet vetëm nëse Putini nuk ka alternativa ose nëse sheh mundësinë e një fitimi politik aq të madh sa të rrezikojë.

Është më e qartë se në këtë situatë të rrezikshme për popullin, asnjë prej të dyja palëve nuk përfaqëson një lloj alternative progresiste. Fuqitë perëndimore përdorin një fjalor hipokrit lidhur me sovranitetin ukrainas përballë arogancës ruse, por nuk kanë asnjë qëllim ta forcojnë këtë sovranitet. Si perëndimi, ashtu edhe Putini e shohin Ukrainën vetëm si një gur në konkurrencën e tyre ndërkombëtare. Përsa i përket regjimit të Putinit, nuk ka asgjë të veçantë: mbron interesat e kapitalizmit rus, edhe pse kjo nënkupton që në kurriz të të tjerëve. Një pozicion internacionalist kërkon kundërvënien totale të këtyre provokimeve, kërcënimeve të luftës dhe mbrojtjes së pakushtëzuar të së drejtës së Ukrainës për vetëvendosje.

(Philippe Alcoy është anëtar i Këshillave Editoriale të uebsajtit francez RevolutionPermanente.fr, nga i cili është nxjerrë ky tekst. Zhvillon kërkime dhe shkruan rregullisht për kronikën dhe historinë e Ballkanit dhe të Europës Lindore)

Advertisement

 

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy