Sllovenia heq të gjitha kufizimet anti-Covid/ Edhe Britania dhe Izraeli lehtësojnë masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sllovenia heq të gjitha kufizimet anti-Covid/ Edhe Britania dhe Izraeli lehtësojnë masat

Sllovenia i bashkohet vendeve të bashkimit evropian që kanë lehtësuar masat kufizuese të pandemisë. Nga kjo e hënë, në restorante, hotele dhe ambiente tjera të mbyllura, nuk do të kërkohet pasaporta e vaksinës, testet negative dhe as deshmite e shërimit nga koronavirusi.

 

Edhe ata qe duan të udhetojnë drejt Sllovenisë, nuk  duhet të paraqesin asgjë në kufi. Ora policore po ashtu është shfuqizuar, duke cliruar biznesin. Sa i përket maskës, ajo është ende e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

 

Advertisement

britania e madhe gjithashtu ka vedosur që, nga java e ardhshme , të lehtësojë më tej lëvizjen. Kryeministri,  Boris Johnson ka bërë të ditur se personave që do të rezultojnë pozitivë me koronavirus,  nuk do t’u kërkohet të izolohen.

 

BORIS JOHNSON

KRYEMINISTËR, BRITANI E MADHE

Advertisement

 

“Përfundimi i të gjitha masave  ligjore të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit do t’i lejojë njerëzit në britaninë e madhe të mbrohen pa kufizuar liritë e tyre. Nuk po them se duhet të tregohemi të pakujdesshëm ndah variantëve, por tani është momenti që të gjithë qytetarët  të  rifitojnë besimin e tyre, t’i rikthehen jetës normale.”

 

Ndërkohë nga 1 marsi edhe izraeli ka vendosur që të ndryshojë rregullat për udhetarët: për herë të parë që prej shpalljes së pandemisë , kufiri do të jetë i hapur edhe për të pavaksinuarit. Ata do të duhet të paraqesinë vetëm një test PCR negativ.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy