![Testi i drogës/ 45 punonjës policie rezultojnë pozitivë, përjashtohet 1 efektiv](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/bar.jpg)
45 punonjës policie kanë rezultuar pozitivë në testin e drogës. Ky është rezultati që doli pas testit të drogës në të cilin u testuan 1736 punonjës, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk.
Është përjashtuar nga Policia e Shtetit 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera që vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.
Advertisement
Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.