
Ndërsa Ukraina është zgjuar nga sulmet e Rusisë ditën e sotme, duke shkaktuar frikë dhe panik në vend, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u shpreh se do t’i ofrohet armë çdo veterani dhe vullnetari që është i gatshëm për të mbrojtur vendin, raporton BBC.
Ukraina ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas nisjes së pushtimit mëngjesin e sotëm.
Javët e fundit, në rrjet qarkulluan pamje të civilëve ukrainas, teksa i nënshtroheshin trajnimit në baza ushtarake.
Advertisement