![Lufta në Ukrainë/ Ish-ambasadori shqiptar: Kontributi i Shqipërisë, shumë efikas](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/02/ambss-711x400.jpg)
Ish-ambasadori shqiptar në Rusi dhe Ukrainë, Sokol Gjoka e konsideron kontributin e Shqipërisë ndaj Ukrainës në këtë periudhë, shumë efikas.
Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Pus”, Gjoka u shpreh se vendi ynë ka dhënë maksimumin në ndihmën drejt Ukrainës edhe në sitiata konfliktuale të krijuara më përpara.
“Kontributi i Shqipërisë në këtë periudhë ka qenë shumë efikas. Ka luajtur një rol aktiv. Së bashku me SHBA, ka qenë penëmbajtëse në lidhje me deklaratat që përgatiteshin nga Këshilli i Sigurimit për situatën e Ukrainës…Shqipëria ka dhënë maksimumin, jo vetëm tani, por edhe më përpara, veçanërisht gjatë sulmeve dhe situatave konfliktuale të krijuara me Gjeorgjinë në vitin 2008, e më pas në 2014-ën. Shqipëria ka qenë konstante në qëndrimet e saj politike. Madje, i është bashkuar politikës së sanksioneve të Bashkimit Evropian.”