minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane për një takim Biden-Putin - Struga.info


Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane për një takim Biden-Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpia e Bardhë: Nuk ka plane për një takim Biden-Putin

Nga Shtëpia e Bardhë është bërë me dije se nuk ka plane për një takim apo telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut rus Vladimir Putin.

Sipas sekretares Jen Psaki, “tani nuk është momenti” për këtë.

“Nuk po planifikojmë një takim mes tyre, as telefonatë. Presidenti ka qenë shumë, shumë i qartë për këtë. Por do t’i kemi këto diskutime dhe do të peshojmë gamën e faktorëve”, ka thënë Psaki.

Po ashtu ajo ka treguar se administrata nuk ka “asnjë vlerësim” nëse po i afrohet ndalimit të importeve ruse.

Advertisement

Për të, ekziston një proces politikash dhe se “ndonjëherë ato lëvizin me shpejtësi dhe shpesh ka një sërë faktorësh që diskutohen teksa merren ato vendime”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy