Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë në këto ditë të vështira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë në këto ditë të vështira

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku diskutuan për luftën kundër pushtuesve rusë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, Zelenskyy vlerëson ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit të ukrainës në këto ditë të vështira.

 

Advertisement

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy