Materialet zgjedhore nuk kanë mbërritur ende në Dukagjin.
Kjo vonesë vjen për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe vështirësive të qarkulimit. Ndërkohë prej gati pesë orësh në qendrat e tjera të votimit ka filluar procesi.
Advertisement
Pak më herët kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse procesi nuk nis brenda 5 orësh.
“Nëse procesi i votimit nuk do të zhvillohet për një periudhë kohore prej 5 orës zgjedhjet atje janë të pavlefshme. Ligji ka dhënë një periudhë tolerance prej 5 orësh. Nëse nuk fillon për 5 orë, zgjedhjet anulohen. Është për t’u vlerësuar gjesti i tyre për të shkuar në vendin e punës dhe pse kushtet e motit janë të pafavorshme”, tha Celibashi.
Advertisement