Mbërrijnë në Berat me mjetet e ushtrisë materialet zgjedhore për dy KZAZ

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbërrijnë në Berat me mjetet e ushtrisë  materialet zgjedhore për dy KZAZ

Ka mbërritur këtë të martë në qytetin e Beratit baza materiale zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Baza mbërriti nën administrimin e forcave të ushtrisë, për të garantuar sigurinë e tyre. Të parat që kanë mbërritur sot kanë qënë bazat materiale për ndarjen e hapësirave për votim dhe numërim, si dhe materialet për krijimin e hapësirave të nevojshme për marrjen e masave anti-covid.

Të enjten pritet të mbërrijnë edhe kutitë e votimit.

Qyteti i Beratit këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera kur ka qënë vetëm një KZAZ, do të ketë dy KZAZ: në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani” dhe në bibliotekën “Vexhi Buharaja”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy