Katër të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme në ora 19:10 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën Kërçovë – Gostivar ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë dy automjete.

Sipas policisë, në aksident kanë marrë pjesë automjeti “Audi” me tabela të Gostivar e drejtuar nga 38 vjeçari B.Q dhe “Suzuki Swift” me tabela të Strugës e drejtuar nga 53 vjeçari nga Struga R.H.

“Në aksident, M.Q, bashkëudhëtare te automjeti “audi”, ka marrë lëndime të rënda, ndërsa dy shoferë dhe i mituri kanë marrë lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Gostivarit”, thuhet në raportin policor.

Në vendngjarje ka qenë ekipi i Stacionit policor të Gostivarit për këqyerjen e vendit të ngjarjes./Telegrafi/

Advertisement

Katër të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë – Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy