Tre të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Gostivar- Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në autostradën Gostivar – Tetovë në afërsi të fshatit Zherovjan, dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë tre automjete udhëtarësh, me çka janë lënduar tre persona.

“Kanë marrë pjesë vetura e tipit ‘Audi’ me targa kroate i drejtuar nga 48 vjeçari F.A nga fshati Pirok i Tetovës, ‘Mercedes’ me targa të Gostivarit i drejtuar nga një 20 vjeçar me iniciale B.A nga Senikosi i Gostivarit dhe një makinë ‘Opel’ po ashtu me targa të Gostivarit drejtuar nga 55 vjeçari M.A nga Bogovina e Tetovës”.

“Në aksidentin bashkudhëtarja e makinës ‘Opel” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi dhe një bashkudhëtar i të njëjtës makinë ka marrë lëndime trupore të konstatuara nga Spitali klinik i Tetovës ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, ka informuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB- Tetovë.

Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekip i Sektorit për Punë të Brendshme- Tetovë.

Advertisement

Tre të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Gostivar- Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy