
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish thirrje Europës për të shtuar furnizimin me armë ndaj Ukrainës. Në takimin online me liderët evropianë ai tha se: “Sasia që marrim në javë përdoret zakonisht nga ne brenda 20 orëve”.
“Jemi të detyruar të ripërdorim pajisjet e vjedhura nga rusët. Ju e dini se çfarë armësh kemi nevojë, të gjithë e dinë”, shtoi Zelensky.
Numri i personave që kanë ikur nga Ukraina vazhdon të rritet dhe arrin pragun e 3 milionë. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 24 shkurti data e agresionit rus, gjithsej 2,952,026 refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për të kërkuar strehim jashtë vendit.
Advertisement