Ministri ukrainas thirrje Perëndimit: Na ndihmoni në luftën kundër Rusisë, na siguroni armë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri ukrainas thirrje Perëndimit: Na ndihmoni në luftën kundër Rusisë, na siguroni armë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Perëndimit që të furnizojë me armë Ukrainën dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

“Ukraina po lufton me sukses. Ne kemi nevojë që ju të na ndihmoni. Na siguroni të gjitha armët e nevojshme që ne të luftojmë. Ndihmoni Ukrainën që lufta e Putin të dështojë dhe në këtë mënyrë do të shmangni një luftë më të madhe”, ka thënë Kuleba.

Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që të bëjnë më shumë për ta ndihmuar vendin t’i rezistojë pushtimit rus që nisi më 24 shkurt. Disa qeveri perëndimore kanë frikë se një veprim i tillë mund të përfshijë në konflikt edhe vende të tjera, përfshirë vendet anëtare të NATO-s.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy