Këngëtarja e njohur Elsa Lila ndalohet për trafik droge/ “Truri” i grupit në Itali, një boksier shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këngëtarja e njohur Elsa Lila ndalohet për trafik droge/ “Truri” i grupit në Itali, një boksier shqiptar

Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

 

Mëngjesin e kësaj të mërkure, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

 

Advertisement

Mes 13 të dyshuarve qe jane ndaluar bie në sy emri i Elsa Lilës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila dyshohet se mbante llogaritë financiare te grupit kriminal  .

 

I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i cili në korrik 2015, u ndalua në një operacion të mëparshëm së bashku  me shtetasin Arben Zogu (“Riccardino”) sërish për trafik droge.

 

Advertisement

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.

 

Ne grupin e shqiptareve te lidhur me kete operacion eshte edhe boksieri tjeter shqiptarf Orial Kolaj.

 

Advertisement

Shqiptaret bashkepunonin me grupin e Fabrizio Piscitelli, ish-kapo ultras i ekipit te Lazios.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy