Kapet vlonjati i kërkuar për oganizatë kriminale e trafik droge në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet vlonjati i kërkuar për oganizatë kriminale e trafik droge në Itali

Arrestohet ne Vlore një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, I kërkuar në Itali për disa vepra penale.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, thote policia.

 

Advertisement

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy