Kërkohet rritja e pagave në sektorin publik të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Sipas OBRM-PDUKM-së qeveria duhet të bëjë rritjen e përgjithshme të pagave dhe se nevojitet rritja e pagës në arsim dhe shëndetësi.

“Sot kemi situatë kur asisteni i fakultetit duhet të punojë për 23 mijë denarë, ndërsa ai duhet të ketë magjistruar dhe të ketë regjistruar doktoraturë. Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme punojnë për të njëjtat paga. Qeveria duhet ta pranojë propozimin tonë dhe të zbatojë harmonizimin me Marrëveshjen kolektive me çka mësimdhënësit do të marrin pagë deri në 45 mijë denarë”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, rritje të pagave nevojitet edhe në sektorin e shëndetësisë dhe se për shkak të pagave jo të mira, mjekët po ikin nga vendi.

Advertisement

“Rritja e pagave nevojitet për shkak se shpenzimeve për jetesë. Çmimet për prodhimet bazë si buka, mielli, qumëshi, nafta janë rritur për 70%, dhe në të njëjtën kohë nuk ka rritje të pagave”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Kërkohet rritja e pagave në sektorin publik të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy