Maqedoni: Nëse rritet vetëm paga minimale, do të shkaktoj kaos në sektorin publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse vetëm paga minimale rritet deri në 18 mijë denarë, dhe sipas ligjit nuk respektohen pagat tjera, do të ketë kaos në sektorin publik.

Sindikatat e akuzojnë pushtetin, se kur e ka rritur pagën minimale fillimisht në 12, pastaj në 15 mijë denarë, nuk i ka rritur edhe pagat tjera, dhe sipas ligjit është dashur ta bëjë brenda gjashtë muajve. Për shkak të mosrespektimit të Ligjit për Harmonizimin e Pagave, revolta te administratorët është rritur edhe më tej, sepse profesione dhe veprimtari të ndryshme do të kenë paga të njëjta.

“Paga më e lartë e një punonjësi të administratës shtetërore, me arsim të mesëm, paga bazë është 16.400 denarë, një polic i ri ka pagë bazë 15 mijë denarë, përkëdhelëset në kopshte fëmijësh kanë rreth 18 mijë denarë, ose infermierja në shëndetësi primare apo sekondare varion nga 18 deri në 19 mijë denarë paga bazë. Prandaj po theksojmë kaosin që do të ndodhë, që është se rreth 200 mijë të punësuar në sektorin publik, pra gjysma e tyre janë me arsim të mesëm, dhe do të vijnë në pagë minimale”, u shpreh Bllagoja Ralpovski -Kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Lira.

Ralpovski thotë se e përkrah iniciativën e LSM-së për ngritjen e pagës minimale, por për shkak të mos respektimit të ligjeve të vetë shtetit, që nuk i rrit të gjitha pagat, produktiviteti dhe efektiviteti i nëpunësve publikë do të ulet edhe më shumë. KSL-ja, e cila kryesisht mbron të drejtat e punonjësve të sektorit publik dhe administratës, ka protestuar disa herë në rrugë, duke kërkuar rritje të pagave të punonjësve të sektorit publik. Nëse autoritetet nuk i plotësojnë kërkesat e tyre për rritjen e pagave në periudhën në vijim, thonë se do të organizojnë një grevë të përgjithshme dhe paralizim të kryeqytetit./Alsat/

Advertisement

Maqedoni: Nëse rritet vetëm paga minimale, do të shkaktoj kaos në sektorin publik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy