Rusia mohon masakrat ndaj civileve në Ukrainë dhe vecanërisht në Bucha.
Madje autoritetet moskovite kanë shkuar shumë larg duke e akuzuar Ukrainën se po bën teatër me viktima jot ë vërtete.
“Autoritetet ukrainase janë duke rritur një fushatë për të përhapur akuza të rreme qëllimisht kundër ushtrisë ruse, gjë që ngre dyshime për sinqeritetin e pretendimeve të Kievit se ata duan të zgjidhin krizën përmes diplomacisë.”
Advertisement
Kështu deklaroi ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, në një intervistë për Neësëeek të xhiruar nga agjencia publike ruseTass.
“Njerëzit – thotë ai – paguhen 25 dollarë për të marrë pjesë në xhirimet e inskenuara”.
Advertisement
Reagimi rus vjen në një kohë kur mediat ukrainase dhe ato ndërkombëtare kanë publikuar pamje të civileve të vrarë në rrugët e zonës Bucha ne periferi të Kievit, përfshirë këtu edhe një varr masiv në afërsi të një kishe.