Qytetarë të vrarë e të lënë rrugëve/ Rusia: Të mblidhet Këshilli i Sigurimit, videot të urdhruara nga SHBA, si komplot ndaj nesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së , që do të mbahet sot, mbi akuzat për krime lufte në Bucha , afër Kievit, ku thuhet se disa civilë ukrainas u vranë pa dallim ne kohen kur forcat ruse u tërhoqën.

 

Sipas raporteve nga BBC, Dmitry Polyansky, zëvendës përfaqësuesi rus i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se ai e kishte bërë kërkesën duke pretenduar se kjo akuze e Ukrainës është një ” provokim i qartë të radikalëve ukrainas”.

 

Advertisement

Për zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ngjarjet në Buça përfaqësojnë një “provokim” të Kievit për të ndërprerë bisedimet e paqes dhe për të intensifikuar dhunën. Videot e civilëve të vdekur ipas Zakharoves janë “urdhëruar” nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë.

Pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti Bucha, jo shumë larg Kievit, autoritetet ukrainase denoncuan vrasjen e qindra civilëve, trupat e të cilëve u braktisën në rrugë, me duar dhe këmbë të lidhura. Qeveria e Kievit flet për ekzekutime masive dhe “masakër të qëllimshme”. Viktimat e tjera u gjetën në varreza masive.

Imazhet satelitore të Bucha tregojnë një grope te madhe rreth 15 metra të gjatë të gërmuar në tokën e një kishe, që besohet të jetë një varr masiv për civilët e vrarë. Këtë e raporton The Guardian, duke shpjeguar se pamjet, të kapura nga kompania amerikane e teknologjisë hapësinore Maxar Technologies më 31 mars, tregojnë shenja të gërmimeve në truallin e kishës. Kompania, e cila mbledh dhe publikon imazhe satelitore të Ukrainës, tha se shenjat e para të gërmimit për një varr masiv në atë kishë u panë më 10 mars./TGCOM

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy