“Lufta do zgjasë gjatë”/ SHBA: Ukraina mund ta mundë Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lëvizja e forcave ruse për të zhvendosur ofensivën në Ukrainën lindore mund të “zgjatë luftën më shumë se çdokush kishte menduar”.

 

Një zyrtar i Pentagonit tha, se Shtetet e Bashkuara presin që konflikti të përshkallëzohet në zonën e Donbasit.

 

Advertisement

“Ne presim që ukrainasit të vazhdojnë të luftojnë në këtë zonë që u takon dhe për të cilën ata kanë luftuar për tetë vjet.

 

 

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar në Bruksel një takim me ministrat e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Aleatët diskutuan “mënyrën më të mirë për të vazhduar izolimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare pas shkeljeve flagrante të të drejtave dhe parimeve ndërkombëtare, për të rritur presionin ndaj Kremlinit dhe për t’i dhënë fund luftës shkatërruese kundër Ukrainës”.

Advertisement

 

Ministrat diskutuan gjithashtu planet për të ofruar ndihmë shtesë humanitare dhe ushtarake për Kievin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy