Lufta në prag, SHBA-të kërcënojnë hapur Rusinë: Ky është një moment kritik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në prag, SHBA-të kërcënojnë hapur Rusinë: Ky është një moment kritik

Bisedimet, mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-së dhe ministrit të Jashtëm rus kanë përfunduar pas dy orësh- një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të parandaluar konfliktin në Ukrainë, shkruan Reuters

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov u takuan ditën e sotme në  Gjenevë. Lavrov dha një konferencë për shtyp  menjëherë pas bisedimeve  dhe Blinken mbajti një fjalim për 30 minuta duke iu drejtuar mediave në hotelin Geneva Intercontinental.

“Ne jemi të gjithë të përkushtuar në rrugën drejt diplomacisë dhe dialogut për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona”, tha Blinken në fillim të takimit.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka paraqitur Perëndimit, një sërë kërkesash duke përfshirë kërkesën për mosanëtarësimin e vendit  në NATO. Rikujtojmë se Blinken paralajmëroi ditën e djeshme Moskën se çdo agresion ushtarak kundër Ukrainës do të kishte kosto të rënda për Rusinë.

Advertisement

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha gjithashtu bisedimeve  se dialogu do të vazhdojë mbi kërkesat e Moskës për sigurinë dhe se pritet përgjigje nga Uashington javën e ardhshme.

Fjalimi i Blinken

Sergey, faleminderit shumë. E vlerësoj faktin që jemi mbledhur të gjithë këtu. Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të ulur tensionet dhe për të parandaluar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të bashkëpunuar, për tu koordinuar, konsultuar me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë të cilët kanë të njejtat shqetësime për momentin.

Advertisement

Por ne jemi gjithashtu të përkushtuar, edhe nëse kjo duket e pamundur dhe Rusia vendos të ndjekë agresionin kundër Ukrainës. Ne do të jemi të bashkuar për të dhënë një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër.

Unë dua të shfrytëzoj këtë rast për të ndarë me ju pikëpamjen e përbashkët të aleatëve dhe partnerëve, si dhe ide konkrete për të adresuar disa nga shqetësimet e thella që shumë prej nesh kanë në lidhje me veprimet e Rusisë.

Unë gjithashtu do të bëj të qarta parimet themelore që ne jemi të përkushtuar të mbrojmë.

Sergey, ne duhet të vazhdojmë të diskutojmë edhe për dy shtetasit amerikanë, Paul Whelan dhe Trevor Reed, të cilët ishin turistë në Rusi, u arrestuan, u dënuan pa prova të besueshme dhe ne i kërkojmë përsëri Rusisë që ti lirojë sa më shpejt.

Advertisement

Por përfundimi është ky: Ky është një moment kritik. Ju keni të drejtë, ne nuk presim të zgjidhim mosmarrëveshjet tona këtu sot.

Por unë shpresoj dhe pres që ne të mund të testojmë nëse rruga e diplomacisë dhe e dialogut, mbetet e hapur.

Ne jemi të përkushtuar për të ecur në atë rrugë, për t’i zgjidhur  problemet tona në mënyrë paqësore dhe shpresoj se mund ta testojmë atë propozim.

Faleminderit që ishit i pranishëm, përfundoi Blinken.

Advertisement

Rusia, e cila ka vendosur mijëra trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka dërguar trupa në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake, dëshiron që NATO të premtojë se nuk do ta pranojë Ukrainën si anëtare dhe i ka kërkuar aleancës ushtarake perëndimore të ndalojë zgjerimin drejt lindjes. NATO i ka hedhur poshtë kërkesat.

Duke i cilësuar bisedimet e së premtes si të hapura dhe të dobishme, Lavrov tha se Rusia nuk kishte plane për të sulmuar Ukrainën dhe se presidenti Vladimir Putin ishte i gatshëm për bisedime me presidentin amerikan Joe Biden.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy