
Polici e Dibrës ka arrestuar babë e bir, pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë.
Ata u kapën pas informacioneve të marrë nga policia për mbajtjen e armëve të zjarrit në banesë, por, u zbulua se ata fshihnin një arsenal të tërë armësh e tritoli, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.
Advertisement
Në pranga ranë D.D., 68 vjeç dhe P.D., 38 vjeç, banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.
Policia sekuestroi dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krehër arme.
Advertisement