Dibër/ U kapën me arsenal armësh në banesë, arrestohen babë e bir

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dibër/ U kapën me arsenal armësh në banesë, arrestohen babë e bir

Polici e Dibrës ka arrestuar babë e bir, pasi në banesën e tyre është gjetur arsenal  armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatorë.

 

Ata u kapën pas informacioneve të marrë nga policia për mbajtjen e armëve të zjarrit në banesë, por, u zbulua se ata fshihnin një arsenal të tërë armësh e tritoli, që mund të shërbenin për grupet kriminale që mund të kryenin atentatet.

 

Advertisement

Në pranga ranë D.D., 68 vjeç dhe P.D., 38 vjeç, banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.

 

Policia sekuestroi dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krehër arme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy