
Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Çinari”.
Policia e Shtetit bën me dije se gjatë kontrolleve në Krujë është zbuluar një magazinë e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike dhe furnizohej përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Ndërkohë janë arrestuar dy persona, Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani.
Advertisement
Sakaq është shpallur në kërkim pronarët i magazinës Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, (vëllezër), të dy bashkëpunëtore të shtetasit Velidjan Broca.
Po ashtu u arrestuan edhe dy punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.
Advertisement