“Nga i ‘arratisuri’ në Greqi te Kadareja që nuk i hapi telefonin”/ Rama tregon negociatat për president: Kur ishte Berisha gjallë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nga i ‘arratisuri’ në Greqi te Kadareja që nuk i hapi telefonin”/ Rama tregon negociatat për president: Kur ishte Berisha gjallë…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Berishës për një proces ‘mafioz’ për zgjedhjen e Presidentit të ri.

 

Duke folur nga Kuvendi Rama kujtoi zgjedhjen e Bamir Topit, president, teksa theksoi se ishte e njëanëshme.

 

Advertisement

“Kur Saliu ishte gjallë u zhvillua këtu Në kuvend një proces, në fakt dy po unë kam parasysh të parin që çoi në zgjedhjen e njëanshme të Bamir Topit dhe duke dëgjuar se çfarë thoni ju që kur ishit atëherë i keni bërë gjërat shumë mirë, por ky popull nuk ju kuptoi dhe ju nxori me shqelma nga zyrat dhe as e konsideron t’ju fusë më. Ka qenë një ngjarje ku vlen plotësisht shprehja ‘jeta imiton artin’. Kemi qenë aty si drejtues të partive politike dhe realisht asnjë shfaqje teatri absurd nuk do të mund të linte mbrapa atë shfaqje që ne i dhamë njëri-tjetrit, duke marrë nëpër gojë njerëz, duke kërkuar presidentin përmes një shkëmbimi emrash që hijeshinë priteshin në tryezë.

 

Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u morë në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur Presidentin e për t’i thënë a e pranon detyrë. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin.

 

Advertisement

Teatri u prish kur doli kandidati për president që nuk e njihte askush, një ushtarak dhe u ra dakord të riktheheshim në sallën e shfaqjes pasi të komunikonim me partitë përkatëse, por ushtaraku kishte rënë rrugës pasi i shkreti Sali kërkoi kokën e Dhori Sallakut. Dhe e tha kështu. Ne nuk kishim një kokë për t’i dhënë dhe këtu mbaroi. Pastaj u zhvillua raund tjetër ku doli Toger Bujar Nishani si President. Aty ishte më thjeshtë sepse PD i kishte votat. Si pasojë e një aksidenti rrugor, erdhi një president tjetër pastaj kur doli nuk ishte më se i kishte dalë një hije në radiografi. Procese qesharake. Procesi më normal që prodhoi presidentin më anormal u bë kur ju nuk ishit këtu se ishit në revolucion permanent”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy