Ali Ahmeti: Pas kryeministrit, hapi i radhës një president shqiptar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ali Ahmeti: Pas kryeministrit, hapi i radhës një president shqiptar në Maqedoni

Pas kryeministrit të parë shqiptar, hapi i radhës për Bashkimin Demokratik për Integrim është presidenti shqiptar. Kështu ka deklaruar lideri i integristëve, Ali Ahmeti gjatë një tubimi parazgjedhor në Çair të Shkupit. Sipas tij, kohë pas kohe po thyhen barrierat etnike në Maqedoni të Veriut.

“Ministër të Mbrojtjes – Po, Ministër të Brendshëm – Po, Kryetar Kuvendi – Po, Ministër të Jashtëm – Po, Zv/Kryeministër i Parë – Po, barrikada e radhës – Kryetarin e Shtetit”.

Duke komentuar këtë deklaratë, Kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka asgjë kundër që një shqiptar të jetë president i vendit, por për këtë duhet të votojnë të gjithë qytetarët. Kryeministri u shpreh se pret momentin kur të gjithë qytetarët do të jenë të gatshëm për Presidentin shqiptar.

“Këtë moment dua ta pres, të jem shëndosh e mirë, unë, por edhe për të gjithë që do të thotë afirmimi i personalitetit, të qytetarit, pa dallim të përcaktimit etnik të kalojë tek qytetarët së paku 50% nga maqedonasit, 50% nga shqiptarët, 50% nga serbët, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjithë ata që jetojnë në këtë vend dhe do ta votonin atë President”.

Advertisement

Në fushatën parazgjedhore për Zgjedhjet Parlamentare të këtij viti, BDI-ja doli me moton për kryeministrin shqiptar. Në tubimin e Prespës, si kandidat u prezantua Naser Ziberi, i cili u bë kandidati i parë shqiptar për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy