Gjendet një trup i pajetë në fshatin Vërtok të Gostivarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike në Gostivar po bën këqyrjen e vendit të ngjarjes në një shtëpi në Gostivar ku gjatë ditës së djeshme u gjet trup i pajetë i një grua me më shumë plaga në trup me thikë.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për grua nga Shqipëria e lindur më 1967 e cila ka qenë e martuar në fshatin Vërtok.

Sipas informacioneve të para, vdekja e gruas ka ndodhur 24-48 orë para zbulimit të trupit.

Prokurori Publik dha urdhër për mbledhjen e dëshmive të gjetura në vendngjarje, kurse trupin për autopsi. Prokuroria sqaron se sipas informacioneve të para, vdekja ka qenë e dhunshme dhe se po ndërmerren masa për zbulimin e vrasësit./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjendet një trup i pajetë në fshatin Vërtok të Gostivarit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy