Gjendet një trup i pajetë në Gazi Babë të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga policia, tre të rinj gjatë ditës së djeshme kanë gjetur një trup të pajetë në kanal në lagjen Gazi Baba.

“Më 17.05.2021 rreth orës 07:20 në SPB Shkup, S.D (21) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 05:30 në Gazi Babë, derisa ka qenë bashkërisht me A.N dhe F.N, kanë vërejtur një trup i pajetë në ujërat e kanalit”, sqarojnë nga policia.

Në njoftim thuhet se ndihma e shpejtë ka vërtetuar vdekjen pa shenje dhune, ndërsa trupin e pajetë e kanë çuar për autopsi.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa nga atje thonë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Advertisement

Gjendet një trup i pajetë në Gazi Babë të Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy