minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Do të kthehem një ditë,më ka marrë malli për baltën tënde Veleshtë - Struga.info


Do të kthehem një ditë,më ka marrë malli për baltën tënde Veleshtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Do të këthehem një ditë,
Derës do ja puth pragun me dashuri,
me dashurinë e gjyshit që varrin nuk ja di
në Idrizov ku vdesin trimat,ma ka vrarë hasmi këtë e dij.
Me mallin e Babës që nuk e pa rritën e fëmijëve te mi,
Me lotin e Nënës që spo thahet për ata fëmij.
Do të kthehem një ditë
Gurin e votrës ta vizitoj
Germat e emrit tim
Në trupin e arrës ti shikoj
dhe do i bie mes për mes tokës
qe me ka mbetur djerrin,
Kodres së kuqe sepse malli mka marr
per balten tënde Veleshtë
o vendlindja e të parëve e mij.
Do te kthehem nje ditë
si Shqiponjat në folenë e vet.
Përparim Istrefi.

The post Do të kthehem një ditë,më ka marrë malli për baltën tënde Veleshtë appeared first on Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy