
24 orë para se të mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, duket se Sali Berisha do të hyjë pa rival në garë.
Para gazetarëve, Berisha ka deklaruar se ka përgatitur dokumentacionin dhe nuk është i shqetësuar që askush nuk ka pranuar të hyjë në betejë përballë tij.
SALI BERISHA
ISH-KRYETAR I PD
“Dua të denoncoj fushatën e financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorrosit kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpallur se do të kandidojë, dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentat dhe do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit për të ndryshuar më mirë jetën e tyre. Më datën 22 maj, unë zgjidhem me referendum të të gjithë demokratëve.”
Advertisement
Nga ana tjetër, Berisha artikuloi akuza të ashpra ndaj Enkelejd Alibeajt, i cili nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit.
“Alibeaj sillet si minister i Rames”
Advertisement
Ish-kryeministri akuzoi ashpër edhe Gazment Bardhin si përgjegjës për vrasjen ne Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, duke vënë në dukje se Komisioni Hetimor për zgjedhjet u mbyll vetëm sepse u kërkua hetimi i ngjarjeve të Elbasanit.
Gjatë komunikimit me gazetarët Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit te Brendshëm Çuçi, si përgjegjës për humbjen e jetës së një 31-vjeçari në qelitë e paraburgimit në Kavajë.