Danela Arsovska padit Darko Kaevskin për shpifje, sot përballen në gjyq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot do të mbahet seanca gjyqësore për padinë e kryetares së Shkupit Danela Arsovska kundër deputetit dhe zëdhënësit të LSDM-së Darko Kaevski.

Arsovska e padit Kaevskin për pretendimet e tij të paraqitura në një konferencë për media se ajo i ka borxh 54 mijë euro për faturat e papaguara të rrymës, borxh të cilin dyshohet se e ka bërë përmes kompanive të saj private.

“Informacionet e paraqitura në konferencën për media jo vetëm që janë të pasakta, por janë edhe konstruksion politik, për të cilin do të bëj padi për shpifje kundër Darko Kaevskit”, tha atëherë Arsovska.

Konferenca për media u mbajt më 13 tetor të vitit 2021, katër ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale në të cilat Arsovska ishte kandidate për kryetare të Shkupit.

Advertisement

Kaevski në cilësinë e zëdhënësit më pas tha se kompanitë “Imperial – Danela” DOOEL Shkup dhe “Imperial” DOOEL import-eksport Shkup, në të cilën menaxhere dhe pronare ishte Danela Arsovska, me vite e kanë pasur me qira sallën sportive “Rasadnik” në Kisella Vodë, në të cilën ata kanë regjistruar dhe borxhin.

Danela Arsovska padit Darko Kaevskin për shpifje, sot përballen në gjyq shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy