Arsovska: Unë angazhohem për zgjidhje të shpejta dhe efikase për tejkalimin e gjendjes aktuale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe lehtësim të qasjes te shtëpitë e tyre, rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, zgjidhja e problemit me kanalizimin i cili për momentin derdhet nëpër rrugët e lagjes së Shkupit, Fushë Tophanë dhe mundësimi i mjedisit jetësor të pastër dhe të shëndetshëm, janë pjesë e kërkesave kyçe për të cilat banorët e asaj lagje kërkojnë zgjidhje urgjente, ndërsa i theksuan sot në takim me kandidaten e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Arsovska tha se do të angazhohet në zgjidhjen e këtyre problemeve me zgjidhje të shpejta dhe efikase të cilat, do të vlejnë tejkalim përfundimtar të gjendjeve aktuale.

“Shkupi më nuk do të jetë qytet i lagjeve të hapura dhe çdo qytetar do t’i marrë kushtet e nevojshme për një jetë dinjitoze në një Shkup modern, siç meritojmë të gjithë”, theksoi Arsovska.

Arsovska: Unë angazhohem për zgjidhje të shpejta dhe efikase për tejkalimin e gjendjes aktuale shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy