
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, viziton Tiranën të hënën.
Në këtë vizitë të parë në vendin tonë, ish-zyrtarit të lartë gjatë administratës së presidentit Trump, do t’i jepet titulli “Doctor Honoris Causa”. Titulli do t’i dorëzohet nga Universiteti i Tiranës në një ceremoni të posaçme që nuk do të zhvillohet në rektorat, por në një mjedis privat.
Advertisement
Ende nuk është njoftuar zyrtarisht nëse në agjendën e ish-sekretarit amerikan të shtetit janë parashikuar takime jo zyrtare me drejtues të lartë të vendit.
Vizita e parë e Mike Pompeo përkon edhe me nisjen e javës kulturore amerikane, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.
Advertisement