Rama në SHBA, takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama në SHBA, takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

Kryeministri Edi Rama do të takohet sot me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken gjatë vizitës të tij 4-ditore në SHBA.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Advertisement

Ditën e djeshme ai u takua në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara.

Rama udhëtoi drejt SHBA me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy