Rama udhëton të dielën në SHBA; takohet me Blinken/ Në fokus Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama udhëton të dielën në SHBA; takohet me Blinken/ Në fokus Ukraina

Të dielën, kryeministri Rama udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vizita e kreut të qeverisë vjen në një moment kur Ukraina dhe Rusia janë në prag të luftës dhe vendi ynë është deklaruar në mbështetje të Shba-së dhe Nato-s.

 

Takimi më i rëndësishëm që kryeministri do të zhvillojë do të jetë ai me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

 

Advertisement

Temë e diskutimit pritet të jenë edhe tensionet në kufirin mes ukrainës dhe rusisë. Pak ditë më parë, Rama deklaroi se vendi ynë është në krah të Amerikës në diskutimet për këtë çështje.

 

Madje Shqipëria, tha kryeministri, do të jetë edhe bashkëshkruese e një rezolute për zgjidhjen e tensionit mes dy vendeve. Përveç takimit me blinken, në ambasadën tonë shqiptare në Amerikë do të zhvillohet edhe një ceremoni për marrjen e vendit të përkohshëm në këshillin e sigurmit.

 

Advertisement

Në ceremoni, ku do të jetë edhe kryeministri, do të ketë një fjalë të tijën edhe përfaqësuesi i këshillit të sigurimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy