Përplasje LVV – LDK në Kuvendin Komunal të Podujevës, asamblisti Rrahmani e gjuan me ujë drejtorin e Arsimit  

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Podujevës ka ndodhur një situatë jo shumë e zakonshme.

Drejtori i Arsimit të kësaj komune, Avni Fetahu gjatë fjalës së tij është lagur me ujë nga asamblisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani.

Fetahu ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të asamblistëve që u parashtruan gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme kur ndodhi e gjithë situata.

Gjatë fjalës së tij ai ka filluar të flasë edhe për përzgjedhjen e tij kur ka qenë kandidat për asamble, ku në një moment iu është drejtuar Rrahmanit duke i thënë “ke qenë i kërcënuar prej familjareve tuaj që nëse nuk më shtini në listë të kandidatëve te LDK-ja unë shkova në Vetëvendosje. Unë jam kanë prezent aty, nuk ke çka me më shit kësi sene mua”.

Advertisement

Pas kësaj, Rrahmani ka ngritur dorën për të kërkuar fjalën mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, raporton kallxo.com.

Më pas, ai është ngritur nga karrigeje e tij dhe e ka lagur me ujë të parin e arsimit në këtë komunë.

Kryesuesi i këtij kuvendi, ka kërkuar nga asamblisti i LDK-së që ta lëshoj sallën, ndërsa asamblistja e LVV-së ka thënë se me sjellje të tilla grupi i LVV-së nuk mund të vazhdojë seancën dhe e kanë liruar sallën.

 

Advertisement

Përplasje LVV – LDK në Kuvendin Komunal të Podujevës, asamblisti Rrahmani e gjuan me ujë drejtorin e Arsimit   shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy