SASHK merr ftesë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vazhdojnë negociatat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SASHK ka marrë ftesë për vazhdimin e negociatave në ora 15:00 në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka shkruar në Facebook kryetari i Sindikatës, Jakim Nedelkov.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka deklaruar sot se është i gatshëm të bëjë koncesione nga disa investime dhe aktivitete të tjera të përcaktuara në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këtë vit kalendarik, të cilat shkaktojnë implikime fiskale, të gjitha për të siguruar më shumë mjete që do t’i afrohen përqindjes së rritjes së pagave të mësimdhënësve që kërkon SASHK-u.

Sot është dita e tretë e grevës së punonjësve në arsim. SASHK nuk tërhiqen nga qëndrimi që pagat e punëtorëve në aktivitetet e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve menjëherë t’u rriten për 18.4 për qind në përputhje me rritjen e pagës minimale, e cila nga ky muaj është 18.000 denarë dhe po ashtu duhet të jetë bazë me të cilën koeficientët e kompleksitetit të punëve./Telegrafi/

SASHK merr ftesë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vazhdojnë negociatat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy