Aksident në Gjirokastër/ “Benzi” përplas dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Gjirokastër/ “Benzi” përplas dy persona

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti ditën e sotme në Gjirokastër.

 

Në vendin e quajtur ‘Virua’ automjeti tip ‘Benz’ me drejtues një 29-vjeçar ka përplasur motoçikletën në të cilën udhëtonin dy shtetas.

 

Advertisement

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Gjirokastër/Informacion paraprak

Advertisement

Rreth orës 14:30, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Virua”, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. N., 29 vjeç, banues në Fier.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja D. N., 28 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy