5 viktima në Gjirokastër/ Dy gra dhe tre burra humbën jetën në aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 viktima në Gjirokastër/ Dy gra dhe tre burra humbën jetën në aksident

Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 16:00 në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.

 

Një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

 

Advertisement

Për pasojë kanë humbur jetën pesë pasagjerë, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, Bardhi Proda, nga Saranda.

 

Policia raportoi fillimisht për 4 viktima, por një i plagosur ndërroi jetë më pas. Viktimat janë dy gra dhe tre burra.

 

Advertisement

Shkalla e dëmtimit të mjetit, pas disa rrotullimeve, e bën të vështirë nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve.

 

Në vendin ku është rrëzuar furgoni nuk ka patur barriera mbrojtëse. Shkak ka qenë rrëshqitja përplasja me një mjet tjetër.

 

Advertisement

Në vendin e ngjarjes ka ekipe të emergjencës dhe policisë.

 

Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy