
Tirana është në qëndër të vëmendjes së opinionit sportive europian këtë të mërkurë.
Në stadiumin tonë kombëtar do të luajnë Roma dhe Feyenoord, dy ekipe që janë në finalën e Conference League, kompeticion I krijuar rishtaz, që finalen e parë e luan në Tiranë.
Mijëra tifoze janë në Tiranë në prag të kësaj sfide, ndërsa mijëra të tjerë janë duke udhëtuar për në kryeqytetin tonë.
Mengjesin e kësaj të mërkurë ka pasur një fluks të madh nga Rinasi ku sot janë qindra fluturime e po ashtu edhe nga porti I Durrësit.
Qindra mjete po futen në rrugë tokësore nga Mali i Zi.
Po ashtu shumë fluturime nga Italia dhe holanda janë kryer përmes aeroportit të Prishtinës.
Ndaj edhe në doganën e Morinës ka pasur fluks të madh mjetesh. Jo vetëm me tifoze të ekipeve por edhe me shqiptarë të Kosovës që duan të shijojnë nga afër atmosferen e kësaj finaleje të madhe.
Prania e madhe e tifozeve në Tiranë ka sjell edhe shumë incidente dhe përplasje në rrugët e kryeqytetit.