minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Radev dhe Petkov thirren nga Macron, do të diskutohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut - Struga.info


Radev dhe Petkov thirren nga Macron, do të diskutohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov së shpejti do të vizitojnë Francën.

Vizita e tyre për në Francë u bë publike menjëherë pas mbledhjes qeveritare ku u diskutua dhe çështja e heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas informacioneve të siguruara nga mediat bullgare, Radev dhe Petkov në Francë do të takohen me presidentin francez Emanuel Macron.

Aludimi e medias bullgare “BGNES” thotë se në Paris pritet të ndodh miratimi për largimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, një veprim ky që do të mundësonte që Maqedonia të fillonte negociatat me BE-në.

Advertisement

Disa nga figurat e mëhershme të politikës bullgare kanë shprehur mendim që Bullgaria dhe Maqedonia duhet të gjejnë një zgjidhje adekuate pa penalizuar asnjërin nga vendet, ndërsa historianët bullgarë kanë rezervat e tyre nëse duhet apo nuk duhet të ndodh largimi i vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

The post Radev dhe Petkov thirren nga Macron, do të diskutohet vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy