
Sekretari për Çështjet Zgjedhor në PD, Ivi Kaso thotë se niveli i demokracisë ka arritur aty ku kryeministri vendos se kush drejton opozitën.
Në studion e “Quo Vadis”, Kaso tha se qytetarët duhet të shohin se ku ka arritur demokracia, dhe sipas tij, minimalja që pret është indinjata e qytetarëve.
“Ka arritur niveli i mungesës së demokracisë dhe niveli i kontrollit total të institucioneve aty sa kryeministri guxon dhe që të diktojnë kush është kryetar opozite, me kë duhet të negocioje opozita apo jo. E njerëzit e quajnë noramle këtë gje po cfarë kërkojmë ne nga ky vend? Po të paktën indinjatën e njerëzve dhe qasja realiste e njerëzve që të thonë është fundi është minimalja që do të prisja. Ta shohin në cfarë derexheje është katandisur ajo e quajtura demokraci”, tha Kaso.