Rama paralajmëron furnizuesit e naftës: Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama paralajmëron furnizuesit e naftës: Kush vendos çmim të pamiratuar, humb pikën e karburantit

 

 

Rama: I përkisni asaj pjesë të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakfrificë, shumë e thjeshtë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit përpara se të bëheshit këta që jeni sot.

Të gjithë e keni nisur këtë rrugë nga hiçi. Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar.

Advertisement

Në keto kushte, ne do të kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do të hyjë në fuqinë e administrimit bashkë me ju përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant, dhe çdo ditë ju dhe përfaqësuesit e qeverisë, ministrja e Financave, ministrja e Infrasktrukturës, drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju. Nuk do të ketë në asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti, ku do të shfaqet ndonjë çmim që nuk është miratuar nga bordi, nëse dikush do ta bëjë këtë do të humbasë pikën e karburantit. Kjo është kohë lufte dhe unë kërkoj solidaritetin tuaj. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Nëse zgjat përtej tre është një histori komplet tjetër. Por, për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjen që do të rezistoni, nuk do të fitoni. Kjo është një mundësi e artë që të shplani nga çdo mëkat.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy