“Nuk i vendos shteti çmimet”/ Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk i vendos shteti çmimet”/ Rama: Bord kombëtar për administrimin e naftës

Në një komunikim në “Facebook”, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komenteve të disa qytetarëve lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe naftës.

 

Kreu i qeverisë bëri me dije se me akt normativ do të ngrohet bordi për administrimin e naftës për të ndalur abuzimet nga skepulantët.

 

Advertisement

“Duhen planifikuar disa hapa që mos të themi që i harxhuam fishekët disa herë. Brenda 48 orësh do themi konkretisht se çfarë do të bëjmë. Për hir të detyrën dhe mënyrën sesi e kuptoj unë detyrën, unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata që na japin recetat e gatshme flenë. Unë njoh aq shumë në detaje realitetin e njerëzve sa askujt nuk i është dhënë dot mundësia sesi ti njohë dhe askush nuk mund të m’i japë mua recetat. Në fund të ditës përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi fakte, jo sic kemi shkuar në greminë kush kishim njerëz që na drejtonin dhe thonin u bë deti kos. Ky vend është në luftë, ka ardhur lufta në këtë vend, lufta ka ardhur me faturën e rritjes së çmimeve, ndaj do ta trajtojmë si në luftë, duke ndaluar spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit, ku do të flitet për të gjitha hapat. Do përcaktojmë masa drastike për cdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë. Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen çmime të pamiratuara më parë në bord dhe të ketë masa ndëshkuese”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy