“Evropa është në luftë”/ Rama: Çmimi i naftës do vijojë të rritet! Të përgatitemi për çdo skenar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Evropa është në luftë”/ Rama: Çmimi i naftës do vijojë të rritet! Të përgatitemi për çdo skenar

Me pasojat ekonomike të shkaktuara lufta do të përballet edhe vendi ynë. Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, teksa fliste për mënyrat sesi Shqipëria do të mbrohet nga kjo krizë, deklaroi se është vendosur që të krijohet një komitet ndërministror për përballimin e pasojave që do të sjellë lufta në Ukrainë.

 

Kreu i qeverisë deklaroi se çmimi i naftës ka kërcyer, dhe se do të vazhdojë të rritet, ndërsa e cilësoi situatën në të cilën ndodhemi me periudhën e kulmit të pandemisë.

 

Advertisement

“Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar në mend asnjë sekond që lëvizja e lexueshme gjeopolitike e Rusisë. Sot, përsëri çmimi i naftës ka kërcyer dhe vazhdon të kërcejë me orë, jo me muaj apo me javë. Çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Është tregu dhe natyrisht që tregu është i ndjeshëm ndaj çdo krize, jo më ndaj një lufte. Evropa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht, lufta zhvillohet mes një agersion dhe një vendi nën agresion. Ndërsa, në të gjitha aspektete e tjera, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë kategorikisht agresionin dhe agresorin. Duhet të jemi të vetëdijshem që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonin përapara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës, siç ishim në luftën kundër COVID. Përgatitemi për disa skenarë. Për këtë arsye, kemi vendosur të ngremë komitetin special. Bota është kthyer përmbys.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy